Taulant Balla jep lajmin e mirë për Shqipërinë: Votohet rezoluta për hapjen e negociatave

598
0

Parlamenti Evropian votoi sot rezolutën për hapjen e negociatave mes Shqipërisë e Maqedonisë e Veriut dhe BE, me 412 vota pro nga 578 deputetë të pranishëm në sallë.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla e publikoi lajmin përmes një postimi në Twitter

Taulant Balla se bashku me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci ndodhen ne Strasburg ku ishin te pranishem ne momentin qe në Parlamentin Europian u votua rezoluta per çeljen e negociatave me dy vendet qe moren pergjigjen zhgenjyese negative pak dite me pare nga samiti dy ditor ne Bruksel i BE në datë 18 nëntor

“Nje shumice e gjere me 412 vota nga 578 te pranishem votuan pro rezolutes per hapjen e negociatave te pranimit me Maqedonine e Veriut dhe Shqiperine/ Ky eshte nje mesazh i shkelqyer per Keshillin Europian dhe Komisionin Europian”, thote Balla ne mesazhin e tij.