Gazetarja e njohur i bën thirrje politikanëve me gjestin e çuditshëm: Sytë e mi janë sytë e tu..

1050
0

Gazetarja e njohur e telvizionit AbC News, Mirela Milori ftoi 4 politikanë ndër të cilët, 2 deputetet Vasilika Hysi dhe Elisa Spiropali, dhe dy ish deputetet e PD, Grida Duma dhe Jorida Tabakun, që të bëhen pjesë e kauzës më të re për njerëzit që kanë kufizim shikimi.

Me sytë e lidhura me një rrip në studion e lajmeve, gazetarja ftoi zyrtaret e PS dhe PD ‘kontribuo edhe ti në krijimin e një biblioteke audio për njerëzit që nuk shikojnë.

“Sytë e mi janë sytë e tu. Përmes syve tanë, ata mund të shohin gjithë botën.

Ftoj të bëhen pjesë e kësaj kauze më të re deputetet e kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, Elisa Spiropali, Grida Duma dhe Jorida Tabaku”, thotë gazetarja në video-mesazhin e saj.

E para që iu përgjigj ka qënë deputetja Vasilika Hysi.

Ky gjest pritet të bëhet viral së shpejti dhe nga aktorë të tjerë nga të gjitha fushat