Parkoi makinën te vendi i rezervuar personave me aftësi të kufizuar, shqiptari merr gjobën e majme në Itali

592
0

Një 45-vjeçar shqiptar është kapur nga Policia Lokale e Modenës, pasi kishte parkuar makinën e tij në vendin e personave me aftësi të kufizuar.

Shqiptarit i ka kushtuar shtrenjtë ky veprim është vendosur gjoba mbi 900 euro dhe makina i është sekuestruar nga policia.

Në xhamin e përparmë të automjetit Volksëagen Golf, mungonte shenja që jep të drejtën e parkimit në vendet e rezervuara për personat me aftësi të kufizuara. Policia lokale më pas ka nisur procedurën për largimin e mjetit, i cili është transferuar në një depo të makinave të sekuestruara.

Ndaj 45-vjeçari do te vendoset gjoba për shkelje për arsye të parkimit të parregullt (87 euro) dhe për mungesë sigurimi (866 euro).

Patenta mund t’i kthehet pronarit vetëm pas pagesës së raportit dhe përcaktimit të një mbulimi detyrimi prej të paktën gjashtë muajsh për makinën, përcaktimi i të cilit duhet t’i demonstrohet komandës italiane.