Parisi dhe 16 rajone të tjera në ‘Lock-Down’, IZOLIM për një muaj, ja cfare po ndodh ne France

Parisi është nje prej 16 rajoneve të Francës që do të futen në karantinë pas rritjes së ndjeshme të infektimeve.

Lajmi u njoftua nga kryeministri francez Jean Castex. Ai tha se Franca ishte në një valë të tretë për shkak të varianteve të koronavirusit.

Shkollat do të qëndrojnë të hapura sipas masave të fundit, por të gjithë dyqanet jo të domosdoshme do të kërkohet të mbyllen. Izolimi do të zgjasë për një muaj.

Autoritetet franceze kanë bërë përpjekje të mëdha për të shmangur rivendosjen e masave më të rrepta, duke zgjedhur më parë bllokimet e fundjavës dhe shtetrrethimin natën në vend.

Sidoqoftë, numri në rritje të shpejtë, së bashku me një shtrirje të ngadaltë të vaksinave e kanë detyruar qeverinë të mbështesë strategjinë e saj.

Kjo vjen ndërsa Franca raportoi sot për 34,998 raste të tjera me COVID-19, një ulje e lehtë nga ajo e një dite më parë, ku rezultuan 38,000 raste pozitive të personave të prekur me Covid-19.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.