15.5 C
Tirana

Parashikimi i Motit/ Ja çfarë na pret nesër dhe ditët në vijim

Date:

Share:

Megjithëse paraditja e të shtunës është shoqëruar me reshje të dendura shiu, temperaturat, sipas Meteoalb janë rritur, me përjashtim të zonave të thella malore ku temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Ndërsa ditën e diel temperaturat do të pësojnë ulje me 3°c, rënie që gjatë mbrëmjes dhe orëve të natës do të bëhet edhe më e ndjeshme. Në ditët në vijim, moti do të vazhdojë të shoqërohet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore në veri, mbi 700 m nga niveli i detit do të ketë edhe reshje dëbore.

Kështu parashikon Meteoalb, sipas të cilit të dielën dita do të nisë me vranësira dhe reshje të pakta, ndërsa mesdita do të vijojë me shi, herë me intensitet mesatar dhe shpesh herë me intensitet të lartë. Meteoalb thotë gjithashtu se ditën e diel do të bjerë dëborë në zonat malore të veriut dhe verilindjes.

Sinoptikanët parashikojnë përmirësim në mbrëmje, por në zonat lindore kryesisht në juglindje, reshjet e dëborës do të mbeten të pakta. Sa i takon parashikimit për javën e ardhshme, Meteoalb thotë se java që vjen do të jetë kryesisht e kthjellët me rënie të ndjeshme të temperaturave.

Madje, në zonat malore temperaturat e mëngjesit do të zbresin në -7°c, por shumë pranë vlerës zero, në ultësirën perëndimore. Temperatura te tilla te ulta do shtojne rrezikun qe vjen nga akulli ne rruge, prandaj kërkohet kujdes.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.