Paralajmëron OBSH: Shifrat po rriten serish, duhet të rikthehet izolimi

735
0

OBSH ka paralajmëruar se fundmi se rastet e koronavirusit po rriten në mënyrë alarmante në Europë.

Drejtori rajonal i Organizata Botërore e Shëndetësisë, Hans Kluge, tha në një konferencë shtypi të enjten se rritja e rasteve duhet të shërbejë si një paralajmërim i asaj që do të vijë.

“Rastet javore tani kanë tejkaluar ato të raportuara kur pandemia për herë të parë arriti kulmin në Europë në mars,” tha Kluge. “Javën e kaluar, numri i përjavshëm i rajonit tejkaloi 300,000 pacientë.”

Më shumë se gjysma e vendeve europiane kanë raportuar një rritje të rasteve të reja prej më shumë se 10% në dy javët e fundit, shtoi Kluge.

“Në pranverë dhe në fillim të verës ne qemë në gjendje të shihnim ndikimin e masave të rrepta të bllokimeve. Në qershor rastet u ulët. Numrat në rritje të shtatorit, megjithatë, duhet të shërbejnë si një paralajmërim për të gjithë ne,” tha ai.

Përqindja më e madhe e rasteve të reja është ende midis moshave 25-49 vjeç.

E ndërsa infeksionet me Covid-19 rriten në shifra rekord, qeveritë e vendeve europiane po vendosin masa të rrepta lokale dhe po mendojmë bllokimet e mëtejshme, si një përpjekje për të shmangur një valë të dytë të pandemisë.