Pandemia, Izraeli merr vendimin e parë në botë: I provuam të gjitha, e vetmja gjë që na mbetet është të ..

1840
0

Katër javë më parë, Izraeli po festonte kthimin e tij thuajse të plotë në normalitet, pasi u përball me pandeminë e koronavirusit.

Ky rikthim u bë pasi në dhjetor 2020 Izraeli nisi një fushatë te ashper vak sinimi duke bërë që më shumë se 60 për qind e popullsisë të merrte të dyja dozat e Pfizer BioNTech.

Kjo fushatë e shpejtë vaksinimi, çoi në një ulje të shpejtë të rasteve të reja dhe vdekjeve.

Ndaj u hoqën maskat, distancimi fizik dhe social duke mos kufizuar grumbullimet.

Por më pas erdhi varianti më ngjitës i virusit, indiani Delta, i ndjekur nga një rritje e rasteve të reja. Këto shifra në rritje detyruan Kryeministrin Naftali Bennett të vendoste përsëri disa kufizime dhe të rishikonte politikën e tij të menaxhimit pandemik.

Por tani nuk ka më vend për eksperimente me njerëzit. Qeveria e re e Izraelit ka vendosur që të ndërmarrë një hap të parë në botë të jetesës me kovidin. Kryeministri Bennett tha se kufizimet e thella nuk kanë më kuptim dhe ajo që duhet bërë tani është që izraelitët të mësojnë të jetojnë me virusin.

Duke qenë se shumica e izraelitëve në grupet me rrezik të lartë tashmë janë vaksinuar kundër COVID-19, Bennett mbështetet në më pak njerëz që sëmuren se kurrë më parë kur incidenca rritet.

“Zbatimi i strategjisë së re do të përfshijë marrjen parasysh të disa rreziqeve, duke e gjykuar si një të tërë atë që po ndodh dhe për të krijuar një ekuilibër të nevojshëm mes pandemisë dhe faktorëve ekonomikë e socialë”, tha z.Bennett.

Sakaq faktet janë se Pfizer nuk po funksionon me variantin Delta, thonë ekspertët në Tel Aviv. Në këto kushte qeveria po aplikon dozë të tretë vak sine për personat me sistem imunitar të dobësuar.

Objektivi 80 për qind i imunitetit të tufës është realizuar në Izrael. E megjithatë infektimit po vazhdojnë, mes të prekurve edhe ata që kanë marrë va ksinën.

Kjo tregon se virusi nuk do të ndalet. Ai po evoluon dhe mesa duket kjo është natyra e këtij virusi, thotë Dr. Gaddy Segal, shefi i repartit kovid në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv.

“Por natyra jonë është të mbijetojmë”, thotë Dr. Gaddy Segal.