Si u zbulua Rovena Voda? Dalin përgjimet e SPAK: Mori 1 arkë me peshk, 1 mijë € dhe 1 telefon per vend pune

384
0

Ish zv ministrja  e Brendshme Rovena Voda, dy të pandehurat e tjera Florinda Beu dhe Majlinda Hasani  pritet te dalin të enjten para Gjykatës ku do tu bëhet verifikimi i masës së sigurisë.

Mësohet se ish numri dy i ministrisë së Brendshme ra  në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht.

Mësohet se hetuesit  kanë  qenë duke hetuar një tjetër dosje dhe kanë vënë në përgjim disa numra telefoni mes tyre edhe te avokates  Majlinda Hasani dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv. ministres.

Hetimet për çështjen kanë nisur në vitin 2019 e më pas ajo u veçua ne  momentin kur në skene doli edhe zëvendësministrja .

Në dosje thuhet se në  13 shkurt 2020 avokatja Majlinda Hasani, Florida Beu dhe Rovena Voda kanë zhvilluar  një takim ku  Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për tu punësuar.

Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku dhe  ka telefonuar dikë në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregullojë specialiste.

Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas Prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.

Pas këtij momenti, Florinda i thotë Majlindës  se mos duheshin më shumë para që ta  fuste në një vend të mirë.

Në 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë me lekët që do me sjell Gerti do i jap diçka Rovenës pasi e ndien si detyrim. Takimi i tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk.

Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefoni. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi dhe më pas shfaqen pakënaqësitë në telefon, ku ajo tregon se kishte paguar 2 mijë euro.