Pamjet e çuditshme të turistes ruse, habiten të gjithë, në mes të detit ajo…

442
0

Nuk kanë pasur fjalë disa dëshmitarë të një skene me të vërtetë impresionuese në qytetin turistik të Dahabit në Detin e Kuq, në Egjipt.

Ata kanë parë momentin kur një turiste ruse solli në jetë foshnjën e saj në mes të detit.

Bashkeshorti i saj dhe një burrë që nuk ishte babai i saj e nxorrën foshnjën nga uji me kordonin e kërthizës të lidhur ende, e ata ndiqeshin nga nëna, e cila dukej e qetë dhe e relaksuar.

Nuk është e qartë nëse gruaja e kishte paramenduar të lindte në det, apo ndodhi papritur.

Por fakti që njeriu i moshuar nuk ishte babai i saj, por një mjek, do të thotë se lindja ishte e planifikuar. Imazhet u kapën nga një ballkon i një ndërtese aty pranë dhe që nga shpërndarja në internet janë bërë virale në mediat sociale.