Skip to content

Ndahet nga jeta shkencëtari që tronditi botën me zbulimet e tij

  • by

Stephen Hawking, astrofizikant me famë botërore është ndarë nga jeta. Vdekja e tij ndodhi këtë të martë, në banesën e tij në Cambridge të Britanisë së Madhe.

Hawking ishte një prej shkencëtarëve më të njohur në botë, ku bëri bujë në sajë të studimeve për vrimat e zeza në hapësirë dhe për origjinën e universit.

“Jemi thellësisht të pikëlluar që të lajmërojmë vdekjen e babait të tij. Ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna e të cilit do vijojë të jetojë ndër vite. Kurajoja e tij, së bashku me humorin brilant, frymëzuan një botë të tërë”, thonë nëpërmjet një deklarate fëmijët e tij Lucy, Robert dhe Tim

Libri i tij “Nga big bang te, te vrimat e zeza. Një histori e shkurtër në kohë”, i publikuar në vitin 1988, i siguroi famë botërore, me 10 milionë kopje të shitura në 40 gjuhë të ndryshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.