Një burrë po rinovonte shtëpinë e tij dhe po rrëzoi disa mure. Por u habit se çfarë kishte përtej murit

425
0

Historia tingëllon sikur vjen direkt nga një nga filmat e Indiana Jones.

Një burrë nga Provinca Nevşehir të Turqisë po rinovonte shtëpinë e tij dhe rrëzoi disa mure ne 1963 dhe ishte i tronditur te shihte se çfarë qëndronte pas njërit prej mureve.

Ai zbuloi një dhomë të errët dhe misterioze e lidhur me nje sistem të ndërlikuar tunelesh që te çonte në dhoma të ngjashme me shpellat.

Ajo që u zbulua ishte thjesht befasuese pasi ata papritur hynë në një qytet të madh nëntokësor! Tunelet u zbuluan në vitin 1963.

Qyteti është i njohur si Derinkuyu,i ngjashem me nje pus te thelle.

Emri është i merituar, sepse edhe pse ky rrjet i tuneleve nëntokësore nuk është as më i madhi, as më i vjetri, por më i thelli rreth 18 kate thellësi.

Qyteti nëntokësor besohej se ishte gdhendur gjatë epokës bizantine në vitet 780-1180 pas Krishtit.

Ky rrjet i gjërë ka gjasa të përdoret si një bunker për të mbrojtur banorët gjatë kohës së luftës, si dhe strehimin e tyre nga fatkeqësitë natyrore.

Sistemi i tuneleve është aq i madh sa besohet të jetë në gjendje të strehojë rreth 20,000 njerëz së bashku me bagetite dhe kafshet e tyre.

Struktura dhe sistemi i sigurisë së qytetit ishte aq kompleks sa kishte dyer guri të cilat ishin në gjendje të mbylleshin nga brenda për të penguar armiqtë që të hynin në tunele. Çdo kat është i mbyllur në rast se armiku mund të kalojë në një farë mënyre dyert e gurit.

Kjo është vetëm një nga disa komplekse nëntokësore të gjetura në Kapadokia

Ekskavatorët gjetën gjithashtu një bosht të madh 55 m të ventilimit i cili duket se është përdorur si një pus për banorët që të mbledhin ujë për përdorimin e tyre të përditshëm.

Ata kishin qasje në ujë të freskët që rrjedh që nuk ishte e lidhur me sipërfaqen dhe kjo besohej të ishte për qëllime sigurie në mënyrë që të parandalonte ndërhyrësit mbi tokë të helmonin furnizimin me ujë.

Ekspertët zbuluan stalla, bodrume, dhoma magazinimi, mensa dhe faltore.

Vetëm afërsisht gjysma e tuneleve të lashta në qytetin nëntokësor janë të arritshme. Edhe pse besohet se ata janë të lidhur me komunitetet e tjera nëntokësore nga tunelet që mund të shtrihen për milje.

Vendi u hap për vizitorët në vitin 1969 dhe qyteti nëntokësor është ende në dispozicion për ata që duan të mrekullohen nga struktura e pabesueshme