Orinda Huta mbulohet me shami, dalin pamjet

1067
0

Moderatorja Orinda Huta është një prej personazheve më shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo herë pas herë poston foto nga daljet publike dhe përditshmëria.

Së fundmi, Orinda ka qënë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me autoren e emisionit ‘Check I’, Albana Nanaj.

Ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim më herët, moderatorja është shfaqur e veshur me shami për të vizituar një nga xhamitë më të famshme, Sheikh Zayed Mosque.

Teksa ka postuar disa video në Instastory, Orinda tregon me humor se Albana vazhdon të mendojë që mund ta kishte blerë me më pak para abajan.

Orinda Huta prej disa kohësh është e angazhuar me emisionin ‘Jo vetëm modë’ në TV Klan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.