Tërmeti me magnitudë 4.9 shënohet në vendin fqinjë, ja ku ishte epiqendra

680
0

Një tërmet i fortë ka eshtë shënuar në pjesën qëndrore të Italisë këtë mbrëmje. Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, 100 kilometra nga Roma.

Sipas anketave të Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një thellësi 14 km dhe epiqendra e tij ishte Balsorano (L’Aquila) dhe Pescosolido (Frosinone).

Mësohet nga mediet italiane se për momentin nuk ka dëme në njerëz apo materiale, por ka shkaktuar frikë tek banorët.