Olta Gixhari tregon si e perjetoi dhe përlotet live: Nuk na hapej dera dhe në katin e 7..

1473
0

Në studion “Ftesë në 5” të Top Channel, ku për disa ditë rresht që po transmetohen pamje dhe histori për tërmetin e fuqishëm që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

Janë ftuar shumë persona të prekur nga tërmeti por edhe persona të njohur që e kanë përjetuar në mënyra të ndryshme. Në një lidhje live me “Skype”, aktorja rrëfen mes lotësh përballjen me këtë situatë të tmer rshme.

“Ndihem e lumtur që në ato momente dramatike isha pranë familjes time dhe isha burim force për ta në këtë moment shumë të vështirë. Duke kaluar me makinë një ditë pas tërmetit shikoja qytetin tim e cila kishte marrë pamjen e një qyteti fantazmë dhe kjo më preku së tepërmi. Gjithashtu më ka prekur edhe sesi populli ynë është solidarizuar dhe të gjithë kemi ndihmuar njëri tjetrin. Unë ndihem krenare sesi populli ynë i ka dhënë dorën njëri tjetrit dhe të gjithë bashkë do të jemi më të fortë. Unë jam larguar nga shtëpia ime dje dhe do të bëj një pushim të gjatë sepse jam shume e prekur psikologjikisht nga e gjithë kjo dramë që kemi kaluar”, tha mes lotësh aktorja.

Ajo transmetoi dhe një mesazh për të gjithë:

Unë i bëj thirrje të gjithëve, ju lutem ti lemë kohë qytetit që të rimëkëmbet dhe të gjithë bashkë të rikthehemi në të dhe të mos e braktisim atë”, e përfundoi fjalën e saj Olta Gixhari.