Iu larguan termetit, por fatura që paguan në Pogradec për dy kafe i la shije të hidhur

1539
0

Ndërkohë qe Durrësi dhe Tirana po perjetonin momente të veshtira, shume shqiptarë u larguan drejt veriut apo jugut të Shqipërisë madje edhe përtej kufirit si në Kosovë etj.

Shumica e shqiptarëve u solidarizuan me njeri tjetrin duke i ardhur ne ndihme me ushqim vesshmbathje apo strehim. Mirepo pati edhe prej tyre qe e shrytëzuan këtë situatë duke ngritur cmimet e produkteve apo sherbimeve te tyre.

Një prej tyre eshte edhe nje rast që ka ndodhur ne Pogradec. Ja cfare tregon një qytetare

“Pershendetje JOQ doja te denoncoja nje rast. Une jam nje banore Tiranes,por e lindur ne Pogradec,e cilesoj e lindur ne Pogradec qe do te thote i di shume mire cmimet e restoranteve dhe bareve dhe hoteleve.

Ajo qe dua te them eshte fakti qe ne shqipetareve mund te na doje Kosova Greqia Italia etj,por per fat te keq ne nuk duam njeri tjetrin. Prej dites se marte ndodhem ne Pogradec tek prinderit e mij dhe bashke me familjen time eshte dhe nje familje Durrsake te cilet kane ardhur ne pogradec.

Sot dolem per nje kafe dhe me vete kishim dhe 2 femije 3 vjec dhe 1 foshnje te vogel i cili vetem ka prek nje top plasik,dmth nuk ka luajtur tek kendi i lojrave,kemi paguar 11mij lek per 2 kafe ekspres dhe 2 makiato dhe 2 femije kend lojrash. Ajo qe dua te them nepermjet ketij sms,nuk eshte fakti se kemi paguar 11mij lek,por sesa njerez te neveritshem qe jemi.

Si mundet nje bar restorant qe ne perditsherine e tij kafen e ka 60 lek makiaton80 lek dhe kendin e lojrave 100 lek,sot kur pogradeci eshte dyndur nga njerez te cilet kane zgjedhur qytetin tone si me te sigurtin te kete te tilla perfitime?!

Ne nuk jemi njerez qe te kemi ndergjegjie,dhe aq me teper te kemi nje zemer te madhe,ne keto dite te veshtira kur gjithe bota syte i kishte nga ne,vete ne perfitojme nga keto fatkeqesi per perfitime personale.Kjo eshte turp.Te lutem postoje.kjo eshte dhe fatura.Anonim ju lutem.”