Ajo që lindi si ide gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, në Televizionin Klan, një vit më parë, po konkretizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën titullin “Off Off Off Broadway”.
Komedia me një aktor në skenë, me skenar dhe regji të Herion Mustafaraj nis rrugëtimin nga 9 Shkurti në New York, për t’u zhvendosur në çdo shtet ku ndodhen komunitete me shqiptarë. Karakteri i skicuar nga aktori është një teknik pianoje, që jeta me gjithë fitoret dhe dështimet e saj ia lejon të bëj një analizë të dy realiteteve atij shqiptar dhe atij amerikan.
“Nuk ekziston një dështak që provon”, i bindur në vërtetësinë e kësaj thënie, Herion Mustafaraj, kërkon të zgjojë te publiku vullnetin për të guxuar.
Vënia e parë e “Off Off Off Broadway” do të jetë në “Producers Club”, një mjedis që i jep mundësinë artistëve të vënë produktet e tyre artistike.
Tv Klan