Skip to content

OBSH thirrje vendeve të botës: Nuk është koha për t’u relaksuar

    OBSH u ka bërë thirrje ditën e djeshme të gjitha shteteve që të vazhdojnë me përpjekjet për të luftuar pandeminë e Covid-19.

    OBSH është shprehur se më shumë se 7 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa ka përmendur se ky numër do të rritet për shkak se në  Amerikën Qendrore akoma nuk ka arritur kulmin.

    Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk është koha dhe as momenti që vendet të relaksohen, por duhet të përqendrohen që të mos të lejojnë shpërthimin e një vale të dytë.

    “Më shumë se gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë, nuk është ende koha për asnjë vend që të relaksohet. Ne duhet të përqendrohemi tani dhe të mos lejojmë shpërthimin e një vale të dytë”, është shprehur Ghebreyesus.

    Kujtojmë që deri më tani në rang global 408 988 persona kanë humbur jetë nga koronavirusi, ndërsa 7 211 300 janë të infektuar.