OBSH në Shqipëri: Respektoni masat ose vendi do të mbyllet sërish

239
0

Rastet e shtuara me koronavirus po shihen me shqetësim edhe nga përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë, Bettina Menne.

Në një intervistë për Tv Klan, Menne thotë se masat e ndërmarra në fillim të pandemisë ishin pozitive, por mosrespektimi i tyre mund të rikthejë karantinën.

“Jam shumë e lumtur që vendi juaj është hapur sërish por epidemia nuk ka mbaruar dhe ajo që ne shohim është rritje e rasteve, që do të thote se të afërmit tuaj mund të infektohen. Ne rekomandojmë që i gjithë stafi që punon në spital dhe mund të ketë kontakt me persona të infektuar, duhet të vendosë maskë, dhe po ashtu në transport publik si dhe në bare e restorante që nuk ka 1.5 metër distancë fizike, përndryshe do ju duhet ta mbyllni edhe njëherë vendin. Por a e imagjinoni dot? Vendi duhet të zhvillohet, ekonomia po ashtu, është përgjegjësi sociale e të gjithëve. Autoritetet dhe kompanitë të shmagin infektimin që të mos bëhet më mbyllje dhe marrje masash strikte dhe njëherë”.

Përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë thotë se përveç protestave të organizuara në Tiranë, tashmë po vihen re edhe grumbullime nga vetë njerëzit në bare dhe restorante.

“Grumbullime masive nuk kemi, vetëm se u bë një manifestim, grumbullime fizike. Ti shikon në çdo vend të madh në Tiranë, shikon në bare dhe restorante ku distanca fizike nuk respektohet. Duhet të bëhet shumë kujdes në transportin publik, në respektimin e rregullave. E di që hapja e tij është një lajm i mrekullueshem, por kjo do të varet nga çdo qytetar që do të përdorë transportin publik por edhe nga kompanitë qe kanë autobusët, pasi duhet të bëjnë disinfektimin”.

Përsa i përket hapjes së vendit, Menne thotë se ajo erdhi në momentin e duhur pasi mbajtja sa më gjatë e masave strikte bazohet tek numri në rënie i të infektuarve dhe atyre që ishin në spital.

Përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë rekomandon përdorimin e maskave nga të gjithë kategoritë shoqërore si dhe bluzat e bardha për frenimin e përhapjes së Covid-19./ Burimi: Tv Klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.