E fundit/ Greqia nuk do të hapë kufijtë e saj tokësorë në date 15 qershor, caktohet një datë tjetër

842
0

Greqia duket se nuk do të hapë kufijtë tokësorë në datën 15 qershor, ashtu sikundër kishte paralajmëruar më herët.

Ministri grek i Turizmit ka deklaruar ditën e sotme se shtatë pikat kufitare tokësore greke do të hapen më datë 1 korrik.

Ky vendim vlen për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që fluturimi që është planifikuar për në datën 15 qershor Tiranë-Athinë nuk do të anulohet pasi bllokimi është bërë vetëm për turistët.

Personat që kanë leje qëndrimi nuk bëjnë pjesë në këtë vendim.

Ata do të lejohen sipas urdhrit të parë, duke plotësuar një formualar të posaçëm.

Nuk dihet ende nëse ky është afati i fundit për lëvizjen e lirë.