E fundit/ Jo diten e hënë, ja kur do të hapet transporti publik në vend

1147
0

Transporti publik pritej të hapej diten e Hënë, me 15 Qershor, mirëpo si pasojë e shtimit të rasteve nga Koronavirusi, kjo datë është shtyrë akoma.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri me dije se nuk do të ketë kthim mbrapa në karantinë. Megjithatë për më shumë siguri, hapja e transportit publik është shtyrë me të paktën një javë tjeter.

Pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ketë kthim mbrapa por për më shumë siguri u rivlerësua shtyrja e transportit publik me të paktën 1 javë, si aktivitet me rrezikshmëri të lartë.

Ecja përpara është në dorën tonë ndaj ne nuk duhet ti sfidojmë rregullat duhet të kujdesemi për higjienën tone personale, të respektojmë distancimin social dhe të ruajmë shëndetin e gjithsecilit prej nesh. Duhet të ketë më shumë përgjegjësi individuale në mënyrë që edhe këtë fazë ta kalojmë po me aq sukses, u shpreh Rakacolli.