Nusja me kokën ulur në gjyq, ja çfarë tha për vrasjen e vjehrrës. Lihen të gjithë në burg

Me koken ulur dhe pa asnje fjale. Keshtu eshte paraqitur ne Gjykaten e Krimeve të Rënda sot Marjana Cmeta.

Gjyakta ka lënë në burg të gjithë të arrestuarit e operacionit “Heshtja e Zgjatur”, që zbardhi vrasjen e rreth një viti më parë të Lirije Lamit, e helmuar dhe më pas e mbytur nga nusja e saj Marjana Cmeta.

Kjo e fundit nuk ka pranuar të thotë asgjë në gjyq.

Në kuadër të operacionit “Heshtja e zgjatur”, Sektori i Hetimit te Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, kapi dhe ekzekutoi masat e sigurimit personal “arrest ne burg” të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit:

1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiran , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017 , në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja L.L, 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz .

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës .

Shtetasit e meposhtem :

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen .

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

- Advertisement -

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë...

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.