Fliste për një krimi të rëndë, gazetari shtanget nga ajo që shikon në ekran

437
0

Jason Mohammad, një prej prezantuesve të kanalit britanik BBC , ka përjetuar momente të pakëndshme, teksa ka qenë në transmetim live.
Jason, i cili zakonisht paraqet lajmet e kronikës me bashkëprezantuesen Sofi Ravot, u hutua tërësisht teksa nisi të fliste për një krim të kryer nga Viktor Lakatos.

Siç mund ta shikoni edhe nga fotoja, krimineli kishte një ngjashmëri të frikshme me prezantuesin.

Jason dhe bashkëprezantuesja ishin duke folur tepër të indinjuar për krimin e tmerrshëm të kryer nga Viktor Lakatos, në momentin që fotoja e autorit u shfaq në ekran.

Situata për prezantuesin u bë mjaft t e sikletshme. Ishte si të shikonte fytyrën e tij dy herë.

Dhe siç ndodh shpesh këto ditë, rrjetet sociale shpërthyen menjëherë në foto, komente e meme. Disa njerëz u shkrinë së qeshuri nga koincidenca ndërsa mjaft të tjerë nuk e kuptonin situatën.joq.al