“Nuk po gjej qetësi..”/ Meta zbulon se pse ka frikë të dalë në rrugë

446
0

Presidenti Ilir Meta tregoi mbrëmjen e djeshme se nuk del dot në rrugë, për të shmangur grumbullimet e qytetarëve.

I pyetur rreth takimeve që organizon Basha, shpesh në shkelje të rregullave anticovid, presidenti është shprehur se një gjë e tillë i ka ndodhur edhe atij, pasi rrethohet nga njerëzit që thërrasin “Rama ik”

“Nuk kam qenë në pajtim të plotë edhe me Kryemadhin për pandeminë. Basha për pandeminë ka qenë korrekt. Nëse i kanë dal njerëzit aty. Unë kam frikë të dal rrugëve. Shkoja në Maliq tek miqtë e mijë. Vajta në Durrës, me respektim ekstrem të masave. E marrin pensionistin në polici i venë edhe gjobë 50 milionë lekë. Por sapo dola pata probleme duke thënë “Rama ik” dhe nuk po gjej qetësi”, ka deklaruar Meta në Abc.