Ndryshon zyrtarisht emri i Urës Vajgurore, ja si do quhet që sot e tutje

271
0

Bashkia Ura Vajgurore ka ndryshuar emër dhe tashmë bëhet bashkia Dimal. Ndryshimi i emrit u dekretua sot nga Presidenti, Ilir Meta.

“Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie”, thuhet në dekret.

Më tej citohet se ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie.

Vendimi për të ndryshuar emrin u mor pak muaj më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.