Shtrëngata dhe rrufe, vjen ndryshim i papritur i motit, ja cfare thone sinoptikanet

1145
0

SIpas sinoptikaneve, këtë fundjavë pritet një ndryshim i menjëhershëm i motit. Shërbimi meteorologjik ushtarak njofton se të shtunën e deri mesditën e së dielës do të mbizotërojë moti i vranët, e më tej nisin kthjellimet.

Reshjet e shiut do të nisin në veri të vendit të shtunën e gjatë pasdites do të fitojnë intensitet me rrufe në veri dhe në qendër. Lokalisht stuhi shoqëruar me breshër. Në mbrëmje reshjet e shiut përfshijnë dhe jugun por me intensitet të ulët.

Që prej orëve të para të ditës së diel reshje shiu intensive, shtrëngata e rrufe në të gjithë veriun, qendrën e bregdetin.

 Parashikohen të rikthehen reshjet e dëborës së dendur që prej mëngjesit deri në orët e paradites në alpe, verilindje e lindje deri 900 m. Në jug e juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar. Prej mesditës reshjet do të përqendrohen në zonat malore me intensitet të ulët për tu ndërprerë plotësisht pasdite.

Era nis nga kuadrati i jugut e kthen të dielën verilindje e veri mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie të menjëhershme ditën e diel, rënie e cila do të vijojë në mbrëmje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.