Nuk përmbahet Kryemadhi, nxjerr detajet nga jeta private e Rames: Kur ishte i martuar me Matilda Makoçin vinte të takonte…

2096
0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kritikave se ‘ajo nuk ka parë një shfaqje të vetme në teatër’.

Në një intervistë për televizionin ‘News 24’, kryetarja e LSI u përgjigj duke përmendur rastin e kryeministrit Edi Rama, kur ishte i martuar me aktoren Matilda Makoçi, me të cilin ka një djalë, Gregorin.

“Në fakt, kur Rama ishte i martuar me Matilda Makoçin, vinte dhe takonte gjyshen e Matildës, ku kisha shtëpinë unë në vogëli te Shallvaret dhe nga dritarja ime shihej dera e Teatrit Kombëtar dhe jam rritur me duartrokitjet e qytetarëve.

Kur isha fëmijë, në atë kohë të gjitha ata që ishin mbi 10 vjeç si nxënës shkolle, unë isha në shkollën “Dora D’Istria” sot, e kishim me detyrim që një herë në muaj të shkonim në teatër, në kinema, estradë. Kemi parë edhe prova, studio, Sulejman Pitarkën, Kadri Roshi, kurse Rama ka hyrë në teatër vetëm, për ta shembur atë”, u shpreh Kryemadhi.