Nuk papritej/ Shtimi i rasteve, Greqia refuzon hapjen e kufirit me Shqipërinë

636
0

Greqia njoftoi këtë të premte çeljen e sezonit turistik duke filluar nga 1 korriku, por kufiri me Shqipërinë do të qëndrojë ende i mbyllur. Greqia duket se e ka marrë seriozisht refuzimin e shqiptarëve për të hyrë në territorin e vet javën e ardhshme. Një anëtar i qeverisë greke sot ka deklaruar se Greqia nuk është ende gati të çelë kufijtë tokësore me Shqiperinë më datë 1 korrik ashtu siç ishte paralajmëruar. Ministri grek i Mbrojtjes Sociale Nikos Hordhalias e ka bërë këtë deklaratë të papritur sot në orët e mesditës në Janinë ku ndodhej për një inspektim në aeroportin e këtij qyteti.

Sipas tij shtyrja e hapjes së kufijve tokësore me Shqipërinë ka të bëjë me marrjen e mëtejshme të masave për të mbrojtur vendin nga Covid-19 pas rasteve të fundit të shfaqura në Shqipëri. Kjo është hera e dytë që autoritetet e vendit fqinj kanë shtyrë çeljen e kufijve tokësorë me Shqipërinë pas asaj që ishte planifikuar më 15 qershor dhe tani më 1 korrik.

Ne jemi duke punuar shumë për t’i respektuar protokollet në të gjitha portat e hyrjes, që të kontrollojmë në mënyrë të sigurt. Në çështjet e shëndetit publik, nuk ka asnjë disponim apo vullnet për ndonjë zbritje. Ne duam të hapim Turizmin, Ekonominë, por kjo përparësi nuk mund të jetë mbi dhe përtej shëndetit publik. Ne dëshirojmë që udhëtarët të jenë të sigurt dhe po aq të sigurt sa popullata greke që do t’i mirëpresë ata”, theksoi ai.

Në aeroportin e Janinës, siç tha zoti Hardalias, do të ketë Forca të Armatosura, të drejtuar nga një mjek ushtarak. Ka shumë shqiptarë që të hyjnë në territorin grek dhe po ashtu edhe ata që jetojnë atje duan të kthehen në Shqipëri. Sipas korespodentit të Report Tv, rrezikohet mbyllja edhe e kufirit me Maqedoninë e Veriut për shkak të rritjes së të prekurve me COVID-19.