Skip to content

‘Nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada’/ Topalli bën reagimin e papritur: Një demokrat i vërtetë…

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar pas skenave të dhunës dhe flakëve në një shkollë të Shkodrës, ku u dogjën materialet e KZAZ që ndodheshin brenda një klase.

    Topali reagon ashpër duke kritikuar demokratët për veprimin e tyre. Ish-kryetarja e Parlamentit thotë se një demokrat i vërtetë nuk djeg as shkolla dhe as mandate.

    Reagimi i plotë:

    Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës.

    E kundërta është historia e këtij qyteti.

    Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada.

    Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frikë nga zgjedhjet.

    Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.

    Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demonracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.

    Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.