‘Nuk është ashtu siç dukej në ekran’, Meri i nxjerr gjithë të palarat Saimirit jashtë ‘Love Story’

484
0

Dyshja Saimiri dhe Meri dolën bashkë nga “Love Story”, megjithatë prej disa javësh po e vazhdojnë njohjen në distancë. Saimirit i duhej të kthehej në Gjermani ndërsa Meri vazhdon jetën në Tiranë.

Në një intervistë për “Bordo”, bukuroshja tregon se është ende herët për të që të shkojë në Gjermani dhe momentalisht po e vazhdon njohjen me Saimirin duke komunikuar me mesazhe e duke folur me kamera.

Sa i përket karakterit të tij, Meri tregon se ka zbuluar që ai nuk është aq romantik sa dukej në ekran.

“Kisha vërtetë shumë nevojë për pak kohë që të qetësohesha pas atyre 3-muajve përpara kamerave, emocioneve të bukura dhe jo të bukura si dhe presionit të publikut. Këto ditë ja kam përkushtuar vetes sepse kisha nevojë për pak kohë t’i rikthehesha normalitetit. Ditën e kam shpenzuar më së shumti në shtëpi duke lexuar, duke bërë aktivitet fizik, duke kaluar pak kohë me familjarët e mi.

“Marrëdhënia me Saimirin deri tani po shkon shumë mirë, jemi në fazën e parë të njohjes së vërtetë përtej kamerave dhe po përpiqemi t’i kushtojmë kohë njëri tjetrin duke shkëmbyer mesazhe gjatë gjithë kohës dhe duke folur me kamera. Dua të permend edhe që një pjesë e publikut interesohen shumë për marrëdhënien tonë dhe mendojnë se ne nuk jemi bashkë, por thjesht kemi nevojë për pak privatësi.

Më pëlqen kur më thotë nevrike sepse është ai vetë që më ngacmon, por vetëm nerva nuk i shprehim dot njëri tjetrit, jemi të dy njësoj, duam paqe. Unë i njoh njerëzit duke parë edhe detajet më të vogla tek ai person dhe Saimiri është një djalë i respektueshëm, i ndjeshëm, familjar, ka shumë humor dhe këto bëjnë që unë tërhiqem shum prej tij. Diçka e re në karakterin e tij është se nuk është aq romantik sa dukej gjatë kohës në program”, u shpreh Meri për “Bordo”.

Meri zbuloi se disa ditë pas përfundimit të “Love Story” Saimiri e prezantoi me mamanë dhe kushërirën e tij.