‘Nuk e shihja dot të dashurin e saj duke ngarë makinën time. Bëja dy punë dhe lekët të mi hajë ai’! Rrëfimi i shqiptarit që vrau gruan..

217
0

50-vjeçar shqiptar Eduart Danaj, i cili vrau me thikë ish-bashkëshorten, duke i lënë armën e krimit të ngulur në trupin e pajetë, pritet t’i kërkojë falje hetuesit të hënën. Mbi 50-vjeçarin rëndon akuza për “vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorimi i armëve”. Mësohet se të afërmit e së ndjerës do të përcjellin për në banesën e fundit sot, në Shqipëri, trupin e pajetë të Enkelejda Danajt.

Vëllai i Enkelejdës, teksa ka folur për mediat greke ka përmendur torturat që ka bërë ish-kunati i tij ndaj motrës edhe kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ai i kishte futur kokën në zbardhues. Ndërkohë, 50-vjeçari i arrestuar pasditen e së enjtes, ka rrëfyer në mënyrë cinike krimin e tij.

“U zgjova në mëngjes dhe shkova në atë vend pasi e dija që do kalonte, deri në orën 5:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula për pak dhe më pas u largova”, ka deklaruar ai.

I pyetur nga policia se pse e ka kryer krimin e rëndë, autori dyshohet se është përgjigjur se “nuk duroja dot të shikoja të dashurin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po më hante paratë. Dje mora vendimin për të vrarë gruan time. Të punoj dy punë që të mi hajë ai? E dija kur do të dilte nga shtëpia. E qëllova dhe e godita me thikë. Më pas shkova në një hotel ku qëndrova rreth dy orë. Pastaj dola jashtë. Piva disa birra derisa policia më gjeti”.