“Nuk e përballojmë dot”, Urdhri i Mjekut kerkon lockdown total për Italinë

513
0

Ditet e fundit, pas rritjes se rasteve me Covid, Federata e Urdhërit të Mjekëve Italianë me një notë zyrtare i ka kërkuar Kryeministrit italian Giuseppe Conte e qeverisë, të vendos në të gjithë Italinë regjimin e lockdownit total të vendit si e vetmja rrugë për të shpëtuar sistemin shëndetësor publik nga kjo fazë kritike në të cilin ndodhet.

Po çfarë po ndodh me spitalet italiane? Si po e përballojnë mjekët këtë fazë të re emergjence e cilat janë problematikat më urgjente? Pse ka një kërkesë të lartë për shtretër në repartet e terapisë intesive e pse nuk janë mundur të sigurohen gjatë këtyre muajve?

A vazhdojnë të infektohen mjekë e infermierë nëpër spitale e sa të sigurta janë sot këto struktura nga rreziku i infektimit? Në një intervistë ekskluzive transmetuar mbrëmjen e 10 nëntorit në emisionin “Tempora” në RTV ORA ka folur zëvendës Presidenti i Urdhërit të Mjekëve Italianë doktor Giovanmi Leoni, mjek kirurg në spitalin Civil të qytetit të Venezias.