Qeveria, nje tjetër paketë financiare për qytetarët

669
0

Duke filluar nga viti 2021 qeveria do të ketë gati paketën e tretë per ti ardhur në ndihmë dy kategorive, familjeve në nevojë dhe të prekurve me Covid-19. 

“Kemi gati edhe një paketë tjetër, e cila do të dalë shumë shpejt qoftë për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike”, tha Kryeministri Rama.

Në krah të dy ministrave, asaj të Shëndetësisë dhe atij të Rindërtimit, Rama tha se buxheti i vitit të ardhshëm parashikon fond të posaçëm për blerjen e vaksinës. Por a do të jetë falas kjo vaksinë për shqiptarët?

“Po. 1.2 miliardë të tjera, 12 milionë Dollarë për kapacitetin laboratorik në Institutin e Shëndetit Publik dhe 1.4 miliardë për financimin e vaksinës përmes aleancës Covax”.