Pas lajmit që Renato Mekolli u largua nga emisioni “Hells’s Kitchen”, shumë fansa janë habitur nga vendimi i tij.
Para disa orësh ai postoi një foto në profilin e tij, ku lexonte “No Coment”, duke mos dhënë asnjë koment në lidhje me shkakun e largimit.
Por komenti i para pak minutave solli lindjen e shumë pikëpyetjeve.
“Nuk e kuptoj si mund të ma kërkoni të rikthehem, jeni ju ata që nuk më keni dashur dhe më keni sharë çdo herë në Hell’s Kitchen!”, ka shënë Renato.
Mos kritikat e shumta nga ndjekësit e kanë bërë kuzhinierin e famshëm të largohet nga emisioni i tij, apo ka qenë një arsye tjetër ende e panjohur.
Megjithëse do të jetë një tjetër shef në kuzhinën e “Hell’s Kitchen”…ku shpresojmë që të mos bërtasë aq sa Renato.