“Kjo ishte loja”, shef Renato nuk largohet nga Hell’s Kitchen

759
0

Lajmi se shef Renato u largua nga emisioni Hell’s Kitchen dhe do të zëvendësohej nga Alsi Sinanaj ishte ndër më të komentuarat në media por në fakt, e gjitha ishte një lojë e mirëmenduar nga autorët e programit.

Në fakt, shefi i ri, Alsi, mori pjesë vetëm në një episod.

Me anë të një posti në rrjetin social Instagram, Renato la të nënkuptonte se këtë ide e kishte në bashkëpunim me Zefina Hasanin, autore e programit.

“Ndjesë për tërheqjen e vëmendjes tuaj, si dhe një falenderim të veçantë fansave jo vetëm të mij por edhe të “Hell’s Kitchen” që ju shqetësova me lajmin e sotëm… Mos u shqetësoni sepse unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij formati televiziv në Topchannel të cilin e kam sjell vetë dhe e dua shumë… tek secili nga ne ekziston një Djall… Hell’s Kitchen to be continued… Alsi Sinanaj faleminderit shumë që ishe me ne. Zefina Hasani si thua? Të kthehemi në normalitet?”, shkruajti Renato në Instagram.

Menjëherë pas kësaj reagoi dhe Zefina duke shkruajtur se “Kjo ishte loja. Ka ende shumë për të parë sa të jetë vërdalle Renato Mekolli. Dhe ai ka për të qenë vërdallë sa të ketë dhe Hell’s Kitchen në këtë vend.”/