“Nuk e di ç’kam në gojë” Italiani gjen një klinikë dentare në internet dhe vjen në Tiranë për të rregulluar dhëmbët por ja cfarë i ndodh..

2390
0

Një shtetas italian, Domenico Lupoli, tregon, se është drejtuar në klinikën dentare “Brianza Dent” në Tiranë për vendosjen e implanteve dentare.

Domenico thotë, se bëri 3 implante dhe 6 dhëmbë për 2 mijë Euro. Në ditën e parë i kanë vendosur implantet dhe pas tre muajsh është kthyer nga Italia, për të vendosur dhëmbët.

Në fund kishte problem me një implant, pasi diçka nuk shkonte mirë. Por në klinikën Brianza i thanë, që ishte çdo gjë në rregull.

Domenico Lupoli, denoncuesi: “Brianza Dent” e kam parë në internet ofronte çmime të mira dhe e kam kontaktuar. Kemi rënë dakord dhe atëherë ata më kanë pritur në aeroport duhet ë bëja tre impiante dhe 6 dhëmbë . Në ditën e parë më kanë vendosur impiantet, kiam qëndruar një javë dhe më pas jam kthyer në Itali sepse duhet të kalonin tre muaj që impiantet të përshtateshin në gojën time. Pas tre muajsh kam kthyer për të vendosur dhëmbët dhe kur ka mbaruar puna kisha një dhëmb apo impiant që nuk shkonte mirë. Më kanë vizituar dhe më kanë thënë që çdo gjë ishte mirë. Kam paguar për dhëmbët dhe impiantet më shumë se 2 mijë Euro. Më thanë që ka garanci pesë vjet, por kur unë u thashë që ka një problem, mbeta i pa kënaqur nga vizita që më bënë.

Pas shqetësimeve të vazhdueshme, Domenico iu drejtua një tjetër klinike, ku kuptoi, se ishte mashtruar nga Brianza Dent, pasi pasaporta me pullat e markës “Straumann” u provua, që nuk ishte origjinale. Tani shtetasi italian thotë, se nuk e di, se çfarë ka në gojë.

Domenico Lupoli, denoncuesi: Duke marrë shkas nga kjo eksperiencë e keqe e punës së bërë nga “Brianza Dent” kam shkuar në një tjetër klinikë për të bërë të gjitha dhëmbët pasi nuk janë bërë mirë. Në klinikën tjetër më kanë kërkuar pasaportën e impianteve që kam vendosur, për të verifikuar se çfarë implantesh kam vendosur në mënyrë që të filloj nga puna. U kam dhënë pasaportën dhe pas një dite më kanë thënë që këto implanet që pretendojnë që të kanë vendosur nuk janë  “Straumann”. Nuk e di se çfarë impiantesh më kanë vendosur, duhet që t’i bëj të gjitha. Unë nuk e di se çfarë kam në gojë. Nëse nuk janë “Shtraumen” , atëherë çfarë janë?

Nëpërmjet një kamere të fshehtë emisioni “Stop” i është drejtuar “Brinaza Dent” për të kuptuar se çfarë impiantesh përdor.

Qytetarja: Më duhet një informacion, për sa i përket implanteve…!

Recepsioni: Pjesa e implanteve procedojmë në këtë mënyrë, që zonja të vijë, të bëjmë një grafi edhe implantet variojnë nga 300-nda deri në 1200 euro. Ka që është 500-ndsh, 400, 900-ndsh dhe 1000 euro, që është më e mira.

Qytetarja: Të cilës firmë janë, se këtu ka shumë?

Recepsioni: Sinqerisht janë firma të ndryshme dhe për këtë pjesën doktoresha mund ta dijë pjesën e firmave. Domethënë janë koreane, gjermane, italiane.

Qytetarja: Kështu si emra?

Doktoresha: Është “Straumann”, për momentin është më e mira.

Në këto kushte, emisioni “Stop” i drejtohet kompanisë distributore “Implantex”, që fut implantet Shtrauman dhe përgjegjësi teknik Llazar Sinjari na shpjegon, se pullat e pasaportës për dhëmbët e italianit, nuk janë origjinale.

Llazar Sinjari, përgjegjësi teknik “Implantex” : Kjo është një pasaportë e cila mund të shkarkohet shumë lehtë nga interneti. Në ndryshim nga pasaportat që jep kompania jonë, ato janë të shoqëruara me logon e kompanisë “Implantex” në këtë pullë nuk ëhstë origjinale dhe e pretenduar me impiantet e “Straumenn”. Vihet re që është gjerësia 4.75 milimetra, ndërkohë që nuk ekzist6on si përmasë në impiantet e “Straumann”. Gjithashtu në “REF number” shkruhet numri i dhjetë e cila tregon për gjaqtësinë 10 milimetra të implantit, por në rastin që ju keni sjellë shkruhet 14 milimetra. Gjithashtu në LOT përmban të dhëna të tjera të cilat flasin për origjinalitetin e produktit, por ajo që bie në sy si fillim është që pas karakterit të dytë ka një hapësirë, ndërkohë që  në pullë origjinale kjo hapësirë nuk ekziston. Po nuk i përkasin pasi sipas përshkrimit që jepet këtu, këto të dhëna nuk ekzistojnë në kompaninë “Straumann”.

Gazetarja: Në këto cilat janë rreziqet që mund të përballet pacienti, i gjendur në këtë situatë, ku nuk ka informacion se çfarë impianti ka në gojë?

“Pacienti është predispozuar para një infeksioni, duke mos ditur se çfarë produkti ka vendosur në gojën e tij. Gjithashtu mund të çojë në dështimin e implantit ose mos integrimin e implantit në kockë. Sigurisht që janë probleme etike, sepse rikuperimi i gjendjes fillestare të pacientit është tepër e vështirë dhe i komplikuar. Kemi shumë raste të cilat vijnë nga pacientët, por gjithashtu edhe nga klinikat të cilat pretendojnë se kanë implantin “Straumann” dhe pas verifikimeve ne nuk e kemi marrë përsipër përgjegjësinë për të vazhduar punimet me komponentët përkatës të secilit lloj impiant. Arsyeja ka qenë sepse mund të çojë në dështim të implantit dhe prishje të punës, sepse implanti nuk është origjinal “Straumann” i verifikuar”, përfundoi Llazar Sinjari.

/tvklan.al