Momenti kur 20 vjecari përplas turisten në Berat, e reja dhe drejtuesi motorit në gjendje të rëndë te Trauma

118
0

Është publikuar momenti i përplasjes së një shtetaseje nepaleze nga një motor, në Berat.

Një motor, me targa BP 293,duke qarkulluar nga Ulliri në drejtim të Urës së Goricës, ka goditur turisten nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga të tjerë.

Nga informacionet e deritanishme është bërë e ditur se ërplasja ka qenë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorit, E. Z., 20 vjeç, janë përplasur në asfalt, ndërsa ndodhen të plagosur rëndë.

Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë këqyrjen e vendngjarjes,për të konkluduar në shkaqet e aksidentit të rëndë.