“Nuk do lënë asnjë ta gëzojë atë post”/ Gazetari Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Nxirreni nga burgu dhe lëreni..

275
0

Pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Himarës, gazetari Artan Hoxha u shpreh se “nuk do të lejojnë askënd të gëzojë të pozicion përveç Fredi Belerit”.

I ftuar në “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha u shpreh se edhe nënkryetari Pervin Gjikuria që mund të marrë drejtimin e bashkisë, ka deklaruar se do të tërhiqet nëse do të ketë konflikte si në të kaluarën.

“Nuk do lënë askënd të gëzojë pozicion, veç Fredi Belerit. Pervin Gjikuria ka thënë nëse do ketë konflikte si në të kaluarën, do tërhiqem. Himara është problem më vete, në kulmin e sezonit pa drejtues. Drejtuesi është në burg, atë që ka votuar populli nxirreni nga burgu dhe lëreni të bëjë detyrën.

Beleri seancën e fundit e sabotoi, ndërsa një vit kishin bërë presion dhe të gjitha lëvizjet, në momentin kur gjykata e avancoi procesin, ata e sabotuan, se nuk donin një vendim të formës së prerë dy ditë para zgjedhjeve të parlamentit Europian.

Belerin e ndihmon sabotimi dhe ngjarja me Sokol Mëngjesin, i jep mundësinë të jetë kandidat për eurodeputet, i cili është zgjedhur por nuk e ka bërë dot betimin në Republikën e Shqipërisë. Kjo që ka ndodhur sot këtu, është situatë e stisur, askush nuk do e gëzojë atë pozicion.”-u shpreh Artan hoxha.