Skip to content

“Ju lutem lëreni” Truprojat e Ramës gja*kosën deputetin italian, Meloni del nga makina dhe u flet në anglisht

  • by

Deputeti i opozitës italiane Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’, është përplasur me kryeministren Georgia Meloni, gjatë daljes nga kampi i Gjadrit.

Sipas agjencisë mediatike italiane ANSA, Maggi ka dalë para makinës që transportonte Edi Ramën dhe Melonin, duke shfaqur një tabelë ku lexohej “1 miliardë euro spot elektoral”.

Në këtë moment ai është rrethuar sipas ANSA policët, por që siç dallohet nga pamjet janë truprojat e Ramës dhe punonjës të Gardës, të cilët e kanë zhvendosur me forcë menjëherë për të hapur rrugën.

Madje ANSA thotë se deputeti italian është parë me njolla gjaku në pjesën sqetullës.

Në këtë moment, Meloni doli nga makina duke iu drejtuar truprojave të Ramës në anglisht “Ju lutem lereni”, mesa duket pasi e pa se si po e trajtonin.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.