“Non grata” nga SHBA/ Berisha ben deklaraten e papritur: Jap dorëheqjen përfundimisht nga politika, nëse…

1388
0

Sali Berisha ka paralajmëruar se do të largohet përfundimisht nga politika në rast se vërtetohen akuzat për shpalljen e tij “Non Grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.

“Me 20 maj të 2021, Blinken-it dola dhe i thashë paraqit çdo fakt, përndryshe do të shkoj në gjykatë. Nuk mund të gjesh kurrë asnjë fakt për mua dhe as për fëmijët e mi. Megjithatë unë vazhdoj t’i them edhe sot SHBA dhe Britanisë së Madhe, një fakt të vetëm po sollët unë i them mirupafshim politikës”, tha Berisha i cili kërkon që me protestat në vjeshtë të rrëzojë Qeverinë.

Fakt është që më 25 prill 2021, Edi Rama fitoi mandatin e tretë radhazi dhe Shqiptarët besojnë se ai është kryeministri i vetëm që do të ngjitë vendin tonë në majë duke synuar anëtarësimin drejt BE-së. Kurse PD-ja dhe opozita mori “shuplakën” e tretë radhazi duke humbur zgjedhjet.