‘Non grata’ në SHBA, Llalla sulmon ambasadorin Lu: Keqinformove qëllimisht DASH!

483
0

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka folur për një gazetë të njohur amerikane, lidhur me ndalimin që i është bërë atij dhe familjes së tij për të hyrë në SHBA.

“Jam i sigurt se ky është një vendim i marrë bazuar te keqinformimi i që i ka dhënë për mua ambasadori Lu, Departamentit të Shtetit”, – u shpreh Llalla.

Llalla tha se viza e tij dhe e gruas së e tij u eliminua vitin e kaluar sepse bashkëshortja e tij udhëtoi për në SHBA me një pasaportë diplomatike për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo i shte shtatazënë në atë kohë të udhëtimit, tha ai, dhe gruaja e tij e lindi fëmijën e tyre teksa ishte në SHBA. Llalla tha më pas se Lu-ja i kishte thënë se zyrtarët nuk mund të përdorin vizat diplomatike për vizita private.

Llalla tha se nuk e di se çfarë provash për korrupsion kanë SHBA-të ndaj tij, por ai fajësoi Lu-në për këtë çështje, duke thënë ky i fundit “ka keqinformuar dhe keqinformon qëllimisht”.

“Ai më ka sharë mua, familjen time dhe gjithashtu të gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke na trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”