Njohja e patentave shqiptare ne Itali, ja sa kohe mund te zgjase, cfare ndodhi me Greqine

3989
0

Italia do të njohë se shpejti patentat shqiptare, teksa në Tiranë u nënshkrua marrëveshja ndërmjetqeverisë shqiptare dhe asaj italiane “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.

Në emër të qeverisë shqiptare kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane , nga Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Buçi. Teksti i marrëveshjes u miratua në parim nga qeveria shqiptare në datën 10 mars të këtij viti, çka i hapi rrugë dhe firmosjes së marrëveshjes.

Ndërkaq, nënshkrimi i saj do të pasohet nga përfundimi i proceduarve të brendshme ligjore të secilës palë, deri në botimin në Fletoren Zyrtare. Një procedurë e ngjashme u ndoq edhe me njohjen e patentave me Greqinë, teksa u desh më shumë se 1 vit e gjysmë që marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Greqi të miratohej nga parlamenti grek, për t’i hapur rrugën zbatimit të saj.

Referuar dokumentit të firmosur në vitin 2018, shtetasit shqiptarë, që janë të pajisur me një patentë, mund të drejtojnë mjete në territorin grek, brenda periudhës së vlefshmërisë së lejedrejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin grek. Aktualisht, Shqipëria ka marrëveshje të ngjashme me disa shtete, teksa përpjekje po bëhen edhe me Gjermaninë.Ola Mitre / SCAN