MEPJ njoftim për shqiptarët në Itali – Zyrat e shërbimit konsullor vetëm për keto shërbime..

1205
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bere nje njoftim per qytetarët shqiptarë lidhur me masat shtrenguese qe ka vendosur qeveria italiane.

Bllokimi i ri i cili ka përfshirë të gjithë territorin italian, ka hyrë në fuqi që prej datës 15 mars 2021 dhe do jetë i vlefshëm deri më datë 6 prill 2021.

MEPJ fton qytetarët të kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të paraqiten fizikisht në zyrat e shërbimit konsullor, vetëm për shërbime urgjente si: leje kalimi, raste humbje jete, kthim në vendin e rezidencës pas përfundimit të shërbimeve, mjekimeve, studimeve etj.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Ambasada dhe Konsullatat e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Itali do të vijojnë punën me angazhim maksimal për të përballuar këtë fazë të re urgjence shëndetësore.