U infektua me koronavirus, Berisha flet për per formen dhe simptomat: Ja pse nuk e bera publike

1412
0

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi diten e sotme se ai e ka kaluar koronavirusin.

Berisha është shprehur se e ka kaluar në formën më të lehtë të mundshme dhe simptoma e vetme ka qenë rrufë dhe temperaturë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se pjesa më e mërzitshme për të ka qenë zbatimi i karantinës sa herë që takonte persona, të cilët ishin në kontakt me të infektuarit me Covid.

Gjithashtu Berisha ka bërë apel që të gjithë të zbatojnë karantinën, pasi sipas tij është mënyra më e mirë për të eleminuar përhapjen e Covid.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nuk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjysmë. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë”, tha Berisha për ABC.

“Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë nëse i është afruar për të bërë vaksinën, ai është shprehur se vaksinën do e bëjë kur t’i vijë grupmosha.

“Edhe po të më ofrojë nuk do e bëj. Vaksinën do e bëj kur të vijë grupmosha 76 vjeçare më 15 tetor, para kësaj date dhe moshe nuk do të bëj vaksinë. Kam përdorur mjetet më të zakonshme si në çdo rrufë dhe për pesë ditë kam përdorur Remdisiver dhe anti viral, pasi mjeku më tha se do të shkurtojë kohën. Unë e kalova në formën më të lehtë”, tha Berisha.