HomeNewsNjohja e patentat...

Njohja e patentat shqiptare në Itali, pritet miratimi në Parlament, vijon gjobitja e shqiptarëve..

Njoftimi i qeverisë shqiptare për përfundimin e procedurave që çojnë në njohjen e patentave të emigrantëve në Itali, nxori në rrugët e shtetit fqinj qindra drejtues të automjeteve. Entuziazmi pas një kohe të gjatë pritjeje, u shoqërua me masa ndëshkuese nga policia italiane.

Janë gjobitur minimalisht 150 euro deri në sekuestrim makine. Marrëveshja do të kërkojë të paktën 2 deri në 3 muaj për t’u miratuar në Parlamentin e Italisë.

Megjithatë, të dyja Ministritë e Transportit si nga ana shqiptare dhe ajo italiane, nuk janë në të njëjtin refren bashkëpunimi. Në përgjigje të interesimit të A2, 1 muaj më parë, duket se të dyja Ministritë i hedhin topin njëra-tjetrës.

 “Duke marrë parasysh që marrëveshja për konvertimin e lejeve të drejtimit midis Italisë dhe Shqipërisë skadoi në dhjetor 2019, kemi hapur një procedurë për të përcaktuar një të re. Aktualisht, jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet kompetente shqiptare për çfarë është kërkuar dhe propozuar për përfundimin e procesit në vijim”, ishte përgjigjja e Ministrisë italiane të Transportit.

Ndërkohë, Ministria shqiptare e Transportit, thotë se “vonesa e këtij procesi ka ardhur si pasojë e procedurave burokratike të shtetit italian, pasi teksti i negociuar nga pala italiane na është kërkuar që, si objekt të ketë vetëm rregullimin e procedurave në lidhje me njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin e tyre. Pala shqiptare ka pasur si qëllim lejimin e qarkullimit me patentë kombëtare të vlefshme në territorin e palëve respektive edhe për shtetasit jo rezidentë, gjë të cilën pala italiane nuk e pranoi në mënyrë kategorike”.

Denis Teta, emigrant prej disa vitesh në Itali thotë se vonesat po dëmtojnë shumë shtetas shqiptarë pasi edhe kostot për pasjen e një patente italiane janë mjaft të larta.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e së drejtës së konvertimit të lejeve të drejtimit hyri në fuqi më 25 dhjetor 2014 dhe skadoi më 25 dhjetor 2019 duke u kthyer në një problem për më shumë se 450 mijë shqiptarët që jetojnë e punojnë në vendin fqinj.a2news

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.