Pensionet e emigrantëve, çfarë po e zgjat procesin?

339
0

Kanë kaluar më tepër se 5 vite nga momenti kur dy qeveritë, ajo shqiptare dhe italiane njoftuan nisjen e bisedimeve, për te mundesuar njohjen e kontributeve të shqiptarëve që kanë punuar në shtetin fqinj.

Ky angazhim sot nuk ka nisur as në letër dhe tejzgjatja e proceduarave nuk ka një specifik të veçantë, qw pengon ecurinw e procesit. Nga kjo situatë mosmarrëveshje, Ylvi Selimajt i është mohuar një pension prej afro 630 euro në muaj për dy vite më radhë.

Beskida Aliaj, drejtuese e Sindikatës Italiane të Pensionistëve Shqiptarë thotë se përpjekjet e palës shqiptare në njohjen e kontributeve të punës për shtetasit e vet kanë qenë të papërfillshme.
Sipas Aliaj, specifikimet e ligjeve të ndryshuara në Itali kanë bërë që pensionistëve shqiptarë t’u mohohet deri mw tani kontributi i tyre.

Në total të përjashtuar nga përfitimi i pensionit janë rreth 500 mijë shqiptarë. Ndonëse qeveria shqiptare ka bërë marrëveshje me 14 shtete europiane për njohjen e pensioneve, e njejta marrëveshje nuk është arritur me shtetet fqinje si Italia dhe Greqia, aty ky numri i shqiptarëve është edhe më i lartë.a2news