E papritur, kandidati për deputet tërhiqet nga gara e 25 Prillit, zbulohet letra befasuese

1173
0

Vetem disa orë pasi KQZ regjistroi zyrtarisht listat e kandidatëve për deputet të propozuar nga partitë politike për të marrë pjesë në garën e 25 prillit, një prej emrave të përfshirë në lista është tërhequr.

Selim Sela ka njoftuar ditën e sotme përmes një letre se nuk do të garojë në datë 25 prill , përshkak të një presioni të vazhdueshëm ndaj tij.

“Deklaroj që unë Selim Naim Sela, datëlindja 04.09.1995, jam dorëhequr si deputet i qarkut Dibër me Nismën Thurje, për arsye personale, presjon pas presjoni të vazhdueshëm. Me respekte Selim Sela,” shkruan Selim Sela.