Bie numri i rasteve të reja, ja cfare ndodhi ne 24 oret e fundit ne vend

681
0

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2986 testime nga të cilat 494 raste të reja. Janë 16 humbje jete nga 54-87 vjeç. Vetëm sot janë bërë 4998 vaksina.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 494 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

126 raste në Tiranë, 45 në Shkodër, 35 në Fier, 33 në Durrës, 24 në Elbasan, 20 në Berat, nga 16 raste në Kurbin, Kukës, Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Kamëz, nga 9 raste në Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, Sarandë, 8 në Korçë, nga 7 raste në Pogradec, Memaliaj, nga 6 raste në Mat, Ura Vajgurore, nga 5 raste në Tropojë, Tepelenë, Peqin, Vorë, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Vau i Dejës, Selenicë, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Kavajë, Roskovec, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, Skrapar, nga 1 rast në Has, Dibër, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, Maliq, Cerrik, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Himara, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54- 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,954 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (19 Mars 2021)

Raste të reja ditore        494

Të shëruar në 24 orë     690

Të shtruar në spitale      390

Humbje jete në 24 orë   16

Testime ditore               2986