Njoftim i RENDESISHEM i Konsullates shqiptare ne Milano: Beni kujdes..

1082
0

Të nderuar qytetarë

🚫 𝐒𝐡𝐦𝐚𝐧𝐠𝐧𝐢 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐥𝐢𝐜𝐞𝐧𝐬𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐩ë𝐫 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐮𝐚𝐣𝐚 𝐧ë 𝐩𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐰𝐰𝐰.𝐞-𝐚𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚.𝐚𝐥. Aplikimi në e-albania ofrohet falas dhe kërkon vetëm 10 minuta kohë për tu kryer. Abuzojnë të gjithë ata persona apo zyra që pretendojnë se mbyllin takime të shpejta apo veprojnë në emër të Konsullatës. Konsullata e RSH-së Milano nuk ka asnjë zyrë tjetër në terren përveç selisë së saj në adresën: Via San Martino 10, 20122 Milano.

⛔ 𝐌𝐛𝐚𝐣𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟𝐚𝐥𝐥𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐚𝐭𝐚 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐚𝐩𝐨 𝐳𝐲𝐫𝐚 𝐪ë flasin me ju në emër të Konsullatës, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë𝐟𝐢𝐬𝐡𝐨𝐣𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠ë𝐭𝐨𝐣𝐧ë 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬ës 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 Konsullatës si pjesë e procedurës së aplikimit për pasaporta, si psh. deklaratat me përgjegjësi për dërgesat postare. Kjo deklaratë ofrohet falas nga Konsullata dhe plotësohet në momentin e aplikimit nga vetë shtetasit.

➡️ Të gjithë shtetasit të cilët kanë vështirësi aplikimi për shkak të veçorive të tyre si psh. mosha e madhe, problematika shëndetësore që pamundësojnë përdorimin e internetit, etj. asistohen nga Konsullata falas gjithmonë me takim të marrë nga e-mail i Konsullatës.

✅ Sa më sipër, për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale të cilat gjenerohen nga e-albania, 𝐮𝐝𝐡ë𝐳𝐨𝐡𝐞𝐧𝐢 𝐩ë𝐫 𝐩ë𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝𝐮𝐚𝐥 𝐭ë 𝐩𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢𝐭 nga telefoni ose kompjuteri juaj personal. Shmangni dhënien e fjalëkalimit dhe numrit tuaj personal (NID) personave të paautorizuar të cilët mund ti keqpërdorin ato në dëmin tuaj. Duke aplikuar vetë gjithashtu 𝐣𝐮 𝐬𝐡𝐦𝐚𝐧𝐠𝐧𝐢 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐤𝐨𝐬𝐭𝐨𝐭 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐬ë 𝐪ë 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐬𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐨𝐣ë 𝐞 𝐚𝐛𝐮𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭/𝐳𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫𝐚. Sa më tepër të drejtoheni në këta persona/zyra, aq më shumë lulëzon abuzimi i tyre.

📍Për çdo vështirësi që hasni apo paqartësi na shkruani në postën tonë elektronike [email protected]

dhe do të keni një përgjigje në kohë. Konsullata ka gjithë angazhimin për t’ju lehtësuar procedurën e aplikimit.

ℹ 𝑷ër 𝒎ë 𝒕𝒆𝒑ë𝒓 𝒊𝒏𝒇𝒐𝒓𝒎𝒂𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒎𝒃𝒊 𝒔𝒉ë𝒓𝒃𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒌𝒐𝒏𝒔𝒖𝒍𝒍𝒐𝒓𝒆 𝒗𝒊𝒛𝒊𝒕𝒐𝒏𝒊 𝒇𝒂𝒒𝒆𝒏 𝒕𝒐𝒏ë

http://www.ambasadat.gov.al/milan-consulate/it

𝓙𝓾 𝓶𝓲𝓻ë𝓹𝓻𝓮𝓼𝓲𝓶