E refuzuan në Festivalin e Këngës, Gjon Muharremaj hedh poshte deklaraten e Alketa Vejsiut: S’dua të bëj skand al..

985
0

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i “Eurovision 2021”, polemikat dhe debatet mesa duket nuk kanë për të përfunduar.

Gjatë ditëve të fundit u komentua shumë intervista që Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears kishte dhënë më herët ku kishte treguar dëshirën që të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi ishin plotësuar vendet.

Sot Gjoni ishte i ftuar në një lidhje me Skype me emisionin “Wake up”, ku u pyet lidhur me përgjigjen e Alketa Vejsiut. Ai tha se nuk është më i interesuar për këtë çështje dhe asnjëherë më parë nuk i është një shpjegim se ka qenë jashtë datës së kërkuar, duke hedhur kështu poshtë deklaratën e Vejsiut të bërë disa ditë më parë.

“Nuk më intereson shumë. Kjo puna ‘jashtë datës’, ok. Nuk e kisha dëgjuar këtë, tani po e dëgjoj. Tani s’dua të bëj skandal, asgjë. S’e kam problem. Zvicra më pranoi dhe jam shumë krenar. S’kam problem me asnjë, jam i lumtur që u bë Eurovisioni. Për mua kjo është histori e vjetër, le të shkojmë përpara”, u shpreh Gjoni.