Shokuese: Njerka mbyt djalin 8-vjeçar dhe e fsheh në bagazhin e makinës

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Spanjë, ku një djalë 8-vjeçar është gjetur pa jetë në makinën e njerkës së tij. Mediat e huaja që përcjellin lajmin, bëjnë me dije se i mituri është vrarë ditën që u zhduk. Gabrieli ishte zhdukur më 27 Shkurt.

Trupi i Gabriel Cruz u gjet në bagazhin e një makine, e cila ishte në pronësi të njerkës së tij. Njerka e tij thuhet se e ka fshehur trupin e djalit në një pronë familjare, në fshatin Rodalquilar, por është kapur nga policia, duke u përpjekur ta lëvizë atë diku tjetër.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Ana Julia Quezada, 43-vjeç, është arrestuar. Nga ana tjetër, nëna e të ndjerit kishte hedhur gjithmonë hije dyshimi. Patrizia Ramirez, kishte dyshuar gjithmonë se Quezada kishte gisht në zhdukjen e djalit të saj dhe tha se drejtësia duhej të vihej në vend.

Sipas CNN, ky nuk është rasti i vetëm që gruaja me origjinë nga Republika Domenikane, është bërë përgjegjëse për vdekjen e një fëmije. Në vitin 1996, një vajzë 4 vjeçare u rrëzua nga dritarja në qytetin verior të Burgos, ku ndodhej me të dyshuarën. Në atë kohë, vdekja u konsiderua si aksidentale, por autoritetet kanë rihapur çështjen./konica.al/

- Advertisement -

Burri braktis bashkeshorten e tij me 2 fëmijët pasi ajo diagnostikohet me kancer

Studimet e fundit tregojnë se një nga shkaqet që ndahen ciftet eshte kur nje partner vuan nga nje semundje e rendë. Nje nene 48 vjecare...

E pabesueshme: Peshkatari Shpëtohet i Gjallë pas 94 Ditësh në Oqean, Mbijetoi me Buburreca dhe Ujë Shiu!

Një peshkatar 61-vjeçar nga Peruja, Máximo Napa, është shpëtuar i gjallë në ujërat ndërkombëtare pas 94 ditësh në det të hapur. Anija ekuadoriane që...

Tronditëse/ Shpëton pas 3 muajsh pengmarrje 27-vjeçarja, u torturua dhe përdhunua, 40 vjeçari në kërkim

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Republikën Çeke, ku një 27-vjeçare raportohet se u mbajt peng dhe u përdhunua për 3 muaj. Sipas mediave të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.